Dy aksidente me pasojë vdekjen janë shënuar pasditen e së hënës në rrugët e vendit. Një 38- vjeçar, i identifikuar si Ibrahim Shabani gjeti vdekjen pas një aksidenti në aksin Librazhd- Elbasan. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në aksidentin tragjik.
Aksidenti i dytë e regjistrua në aksin Korçë- Ersekë në orët e mbrëmjes së të hënes, ku gjeti vdekjen shtetasi, Kledjan Dauti, 34 vjeç, ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë pas plagëve të marra nga aksidenti. Automjeti me të cilin udhëtonin dy shtetasit mësohet se për shkak të lagështisë, ka rrëshkitur dhe ka dalë nga rruga.











