Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, u pyet gjithashtu edhe për mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës për kreun e Partisë Demokratike.
Ndonëse nuk dha një përgjigje të prerë, Salianji tha se synimi i tij është që së pari ta bëjë partinë fituese. Më pas ai shtoi se nuk do të përjashtojë asgjë që mund të thonë demokratët, duke nënkuptuar se mund të kandidojë nëse demokratët e duan këtë gjë.
“Unë jam në fazën ku po diskutoj dhe mbledh shqetësimet e demokratëve. Do të jetë një etapë tjetër ku do të ketë propozime konkrete për rrugën e zgjidhjes. Kjo nuk është një fazë në të cilin ka një garë dhe shpreh një ambicie.
Në këtë fazë dua që PD të jetë fituese. Lëvizja jonë, por edhe mendimi im është se do të bëjmë gjithçka që PD të jetë fituese. Brenda kësaj nuk përjashtoj asgjë që do të thonë demokratët. Duhet të gjejmë çdo rrugë, idetë me të mira që të bëjmë PD.”, u shpreh ai.
© Panorama.al












