Zbardhen detajet e fundit/ Dy pikat që afruan Ramën me Bashen dhe çështja që prishi paktin

May 17, 2017 | 11:51
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh detajet më të fundit të prishjesh se marrëveshjes mes opozitës dhe mazhorancës për t’i dhënë fund krizës politike.

Rama_BashaKështu, burimet thonë se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar paketën McAllister, dhe madje edhe kushtin e kryeministrit Rama që të emërojë përfaqësuesit e saj në komisionet për vetingun.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka pranuar edhe ai gjithashtu paketën, që të lëshojë disa ministri me aprovimin e opozitës.

Mirëpo, pika e nxehtë mbetet data e zgjedhjeve. Ndryshe nga paketa e parë, Rama tashmë nuk e negocion datën e zgjedhjeve.

Ai ngul këmbë që zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor. Por kreu i PD-së, i cili ka hequr dorë nga qeveria teknike pa Ramën, kërkon shtyrjen e tyre deri në implementimin e plotë të numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të votuesve.

Sot në mbrëmje, kreu i PD-së njoftoi aleatët e tij se Rama nuk e negocion datën e zgjedhjeve dhe se negociatat dështojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura