VIDEO/ Reali turpëron Barcelonën në “Camp Nou” dhe marshon në finalen e Kupës së Mbretit, Benzema shkëlqen me tripletë

Apr 5, 2023 | 22:55
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit bën “ligjin” në “Camp Nou”, duke turpëruar me rezultatin 0-4 Barcelonën në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, teksa siguruan kështu një biletë për në finale, ku do të përballet me Osasunën më 6 maj. 

Benzemaaa55

Edhe pse në ndeshjen e parë madrilenët ishin mposhtur me rezultatin 0-1, dueli i kthimit foli i gjithi për skuadrën e Ançelotit, që befasoi me golin e Vincius dhe tripletën e Benzemasë. Katalanasit ishin inekzistentë në pjesën e dytë, duke iu dorëzuar madrilenëve, që bënë gjithçka në perfeksion.

FT

BARCELONA 0-4 REAL MADRID

45’+1′ Vinicius Zhunior, 50′, 58′, 80′ Benzema

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

80′ GOOOOL REALI 0-4! Karim Benzema shpartallon Barcelonën duke shënuar edhe golin e katërt të sfidës dhe të tretin personal. 

78′ Kësaj here është radha e Ter Shtegen, për t’i mohuar golin e katër Realit, duke ndalur gjuajtjen e Asensios.

77′ Pranë golit të tretë personal Karim Benzema. Sulmuesi francez nuk është koordinuar siç duhet brenda zonës, duke sfumuar një shans të artë.

60′ Pranë golit të katërt Reali me Rodrigo, por sulmuesi brazilian nuk shtyn dot topin në rrjetë!

58′ GOOOOL REAL MADRID 0-3! Benzema nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë duke trefishuar shifrat. 

57′ Penallti për Realin, e fiton Vinicius Zhunior, protestojnë katalanasit. Ndërhyrje e gabuar e Kesi.

56′ Pranë golit Barcelonam me Araho, që provon të shënojë me forcë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

50′ GOOOL REAL MADRID 0-2! Katalanasit marrin një tjetër goditje të rëndë, Karim Benzema merr një asist nga Modriç, futet bukur brenda zonës dhe përshëndet rrjetën. 

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë!

45+1’ GOOOL REAL MADRID 0-1! Pas një kundërsulmi të frikshëm, Vinicius gjuan drejt portës dhe aty ndodhet Benzema që çon topin në rrjetë, por goli i quhet brazilianit. 

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

36′ Gavi harkon në zonë, por Alaba e parashikon lëvizjen dhe e largon topin.

30′ Benzema gjuan drejt portës, Ter Shtegen tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje të mirë.

27′ Vinicius përplaset me Gavin, ndëshkohen të dy me karton të verdhë.

16′ Çavi proteston ndaj arbitrit, Munera e ndëshkon me karton të verdhë.

12’ Rodrigo kroson drejt zonës për Viniciusin, por Araujo ndërhyn saktë dhe e largon rrezikun.

10’ Tërheq nga fanella Luka Modriç, Serxhi Roberto ndëshkohet me karton të verdhë.

9’ Serxhi Roberto godet drejt portës, por pas një rrëmuje në zonë, Kurtua arrin ta presë topin.

6’ Levandovski tenton të godasë drejt portës, Militao bllokon gjuajtjen.

3′ Gavi kroson drejt zonës për të gjetur Rafinjën, por Kamavinga reagon shpejt dhe largon rrezikun.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTAREfm,nfPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura