Vangjush Dako nxjerr “bllof” Edi Ramën: Avdylajt simpatizantë të Partisë Socialiste

Jun 6, 2019 | 22:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të ftuar në dy emisione të ndryshme, mbrëmjen e sotme, u përplasen lidhur me deklaratat e tyre kontradiktore rreth Astrit Avdylaj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako pranon se e ka takuar Astrit Avdylajn, por thekson se e ka takuar si shumë njerëz të tjerë në qytet, duke shtuar se ai nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, por thjesht simpatizant i shpallur i PS.

rama dako

Ne nuk duam të humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thënë “po po, do e shohim”. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Unë hap çdo telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylin fizikisht deri në vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija që ka qenë i dënuar. Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS.”, tha Dako.

Por kjo deklaratë e Dakos ka nxjerrë “bllof” kryeministrin Rama i cili tha se Avdylaj është simpatizant i Partisë Demokratike.

“Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike”-u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura