U tërhoq nga zgjedhjet, zbulohet e kaluara në Sigurimin e Shtetit e kreut të PD-së së Shkodrës

May 31, 2017 | 9:25

Zbulohet e shkuara e kryetarit të PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj, i cili u tërhoq nga lista e kandidatëve për deputetë, pasi u ndje i fyer për pozicionin ku e kishte vendosur lideri i PD-së, Lulzim Basha.

dokumenti-5“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një dokument të datës 28.03.1991, 3 ditë para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, ku Ramiz Çobaj bashkë me një tjetër oficer drejtimi japin informacione për situatën në qendrën e votimit ku kandidonte për deputet Ramiz Alia.

Në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb” theksohet se persona të paidentifikuar ishin gati të sulmonin qëndrën e votimit në rast se shpallej fitues Ramiz Alia, prandaj edhe këshillonte ruajtjen e zonës elektorale Nr. 218 deri sa të përfundojë votimi.

© Panorama.al

Te lidhura