U prangos për vjedhje, ja kur e dha dorëheqjen ish-fotografi i PS

Jun 15, 2017 | 17:32
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sot arrestimin e një 39-vjeçar, të akuzuar për disa vjedhje në kryeqytet, kryesisht telefona. Erind Vogli sipas bluve gjuante telefonat e klientëve të lokaleve dhe përdoret një biçikletë për të kryer grabitjet dhe për t’u larguar.

kameramani

Vogli ka qenë punonjës i Kryeministrisë në sektorin e Informacionit dhe është larguar rreth një muaj më parë nga puna, duke dhënë dorëheqjen.

Në shkresë që mban datën 5 qershor shkruhet se Vogli ishte punësuar më 26 maj të vitit 2015 në Drejtorinë e Informacionit si teknik (kameraman), por ka kërkuar dorëheqjen dhe ndaj i është kërkuar Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve Sektorit të Financë-Buxhetit ndërprerja e kontratës. Afati përfundimtar i marrëdhënieve financiare ka qenë 12 maji. Sipas Policisë, Vogli ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

SHKRESA

Në Zbatim të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije zgjidhjen e kontratës së punës nr. 3049, datë 26.6.2015, për z. Erind Vogli, me detyrë teknik (kameraman) në sektorin e Informacionit, në Drejtorinë e Informacionit, në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Qytetarët, për arsye të dhënies së dorëheqjes. Përfundimi i marrëdhënieve financiare të bëhet në datën 12.5.2017.

auto_dok-3_1497530713-85927421497531797

 

 

FOTO/ Kush është hajduti serial që vidhte me biçikletë, ish-fotograf i PS

Ditën e sotme, një 39-vjeçar u arrestua nga Policia për disa vjedhje në Tiranë. “Panorama” mëson se ai është Erind Vogli, 39 vjeç, ish-fotograf i Partisë Socialiste.

522958_522177694477694_1362896075_nVogli u arrestua nga forcat e komisariatit nr. 1 në Tiranë, në kuadër të operacionit “Taktika”. Policia thotë se ai ka kryer disa sende në një hark kohor prej dy javësh.

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

12314131_1226689714026485_7716338437281331253_n

  • Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.

Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

  • Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

1620968_812374162124711_484988717_nMë datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.

Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

12924404_1328174633877992_217331063141231878_nNë cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. Një telefon i markës HTC
  2. Një biçikletë e markës Gial
  3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura