U kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru/ Dalin emrat e dy bosëve të mafias shqiptare. Kush janë ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’ që u futën si turistë për të transportuar drogën drejt Holandës

Jun 14, 2022 | 17:56
SHPËRNDAJE

Policia peruane ka identifikuar dy shqiptarët që drejtonin trafikun e drogës nga Peruja drejt Holandës dhe të cilëve iu kap një ngarkesë prej 2.2 tonësh. Sipas policisë peruane kundër narkotikëve, trafikantët shqiptarë frekuentonin shpesh ambientet e një kompanie agroindustriale ndërsa bëhet e ditur se të dy shqiptarët janë përfaqësues të rëndësishëm të bandave shqiptare të drogës  si dhe pjesë e kartelit Los Balcanes.

Screenshot_1

Ata kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, ndërsa kanë udhëtuar drejt qytetit peruan me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën dhe koordinimin në trafikimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë euro që kishte si destinacion Holandën. Të dy shqiptarët janë identifikuar si Frank Malo dhe Gentjan Meta, shkruajnë meidat peruane. 

Të dy, ata njihen ndryshe me emrat si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, ndërsa kanë hyrë legalisht në Peru përmes Ekuadorit duke u paraqitur si turistë, për kryer dërgesën e drogës që do të transportohej në rrugë detare përmes portit të Callaos.

“Ne kemi sekuestruar 2 ton kokainë që ishte nisur drejt Holandës” tha në një deklaratë kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru nga porti i Callao.

Ai theksoi se dy shqiptarët Malo dhe Meta ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare” u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura