Zgjedhjet në Turqi, “zbutet” Erdogan: Asnjë parti s’mund të qeveris e vetme. Koha për maturi

Jun 8, 2015 | 20:12

UPDATE/Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka folur për herë të parë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Turqi. Ai tha se asnjë parti s’mund të qeveris e vetme pas këtyre zgjedhje dhe bëri thirrje për maturi. 

Presidenti turk, Erdogan

“Unë mendoj se rezultati i zgjedhjeve nuk u jep mundësi asnjë partie që të krijojë një qeveri e vetme. Besoj se ky rezultat të pranohet dhe interpretohet si duhet nga të gjitha partitë”, tha Erdogan. Ai bëri thirrje që të mos krijohen premisa për destabilizimin e vendit, tashmë që nuk ka një mazhorancë të fortë. 

S’ka Republikë Presidenciale

 Zgjedhjet në Turqi kanë sjellë plot surpriza. Partia e Edroganit, AKP-ja ka marrë vetëm 41 % të votave, duke humbi thuajse 10 % të votuesve që kishte në vitin 2011.

Në këtë mënyrë, sipas sistemit proporcional të përfaqësimin në Turqi, partisë së Erdoganit do t’i duhet patjetër të bëjë një koalicion që të formojë qeverinë.

Surprizë tjetër e këtyre zgjedhje është partia pro-kurde HDP, e cila e kaloi 10 % e votave në këto zgjedhje, duke siguruar plot 10 vende në parlamentin turk. Kjo është hera e parë në historinë e Turqisë që kurdët hyjnë në Parlament.

Rezultati i zgjedhjeve i pati edhe ndikimet e para ekonomike. Lira turke ra në kufijtë e rekordit minimal karshi dollarit ditën e sotme.

Ndërkohë që AKP-ja është duke parë mundësi për të krijuar koalicion me partitë e minoriteteve, kreu i HDP-së, Selahattin Demirtas ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion me partinë e Erdoganit.

Një qytetar kurd, viktimë e sulmit të pardjeshëm me bombë, voton në zgjedhjen parlamentare

Ky rezultat është një zhgënjim për Erdoganin, i cili po shpresonte që të fuqizonte edhe më shumë partinë e tij. Ai për herë të parë erdhi në pushtet në vitin 2003 si kryeministër dhe ka kërkuar që të arrijë dy të tretat e vendeve në parlament që ta kthente Turqinë në Republikë Presidenciale.

“Diskursi i Erdoganit për ta kthyer Turqinë në ‘diktaturë presidenciale’ ka përfunduar”, tha Demirtas në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve. Tashmë, AKP-së i duhen edhe 18 deputetë që të formojë një mazhorancë për të qeverisur. 

Dërrmohet Erdogan

Kryeministri turk dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Ahmet Davutoğlu në një fjalim përpara mijëra mbështetësve të mbledhur para selisë së partisë në Ankara uroi fitoren e re të kësaj partie dhe njoftoi vazhdimësinë e procesit demokratik për të një të ardhme më të mirë të vendit, raporton Anadolu Agency .


“Në Ankara vij nga 81 qytetet të Turqisë dhe ju sjell përshëndetjet dhe bekimet për ju në këtë ballkon të AK Partisë e cila përfaqëson zërin e demokracisë”, tha Davutoğlu dhe theksoi se zgjedhjet ishin një festival i demokracisë.

Ai përgëzoi dhe falënderoi të gjithë qytetarët që votuan sot dhe u shpreh se: “Vendimi i popullit është diçka që duhet të respektohet. Edhe një herë ne themi se vullneti i popullit do të respektohet. Prej 12 vitesh nuk jemi përulur dhe nuk do të përulemi kurrë. Dhjetë zgjedhjet e kaluara kemi fituar, dhe tani ne jemi fituesit për herë të 11-të “, tha Davutoğlu.

Duke theksuar se AK Partia në 12 vitet e fundit ka bërë arritje të mëdha, Davutoğlu tha se ajo do të vazhdojë në emër të Zotit të Plotfuqishëm të ecë përpara. “Nuk dua të lë pa përmendur dhe dua të falënderoj për mbështetjen e tyre vëllezërit tanë në Shkup, Ballkan, Jerusalem, Irak, Siri dhe vende të tjera dhe unë do të thoja se ne vazhdojmë të jemi me ta. Mos u shqetësoni, ndërsa AK Parti të ekzistojë në Turqi, e di se ne do të jemi me ju dhe të gjitha problemet tuaja do të jenë tonat.”

“AK Partia është fituese e këtyre zgjedhjeve. Ata të gjithë mund të pretendojnë dhe ta quajnë veten si fitimtarë, por duhet të dinë se AK Partia është shtylla kurrizore e Turqisë. Ne do të vazhdojmë të përqafohemi me të gjithë njerëzit dhe vëllezërit. Kjo është detyra jonë dhe qëllimi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve tanë, madje edhe ato që nuk kanë votuar për ne, dhe me këto zgjedhje, ne së bashku do të analizojmë mesazhin”, tha Davutoğlu.

Në Turqi dje u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultateve paraprake të numëruara, për 99,88 përqind të votave në krye është AK Parti e cila është në pushtet, me 40,80 përqind të votave, ose 258 vende në Parlament.

Komisioni Zgjedhor Suprem i Turqisë (YSK) njoftoi se rezultatet paraprake kanë të bëjnë me 99,88 përqind të votave të numëruara. Së shpejti pritet dhe plotësimi i procesit të numërimit të votave. Ndërkohë rezultatet zyrtare mund të shpallen brenda 11 apo 12 ditë.

AK Parti fitoi 40,80 për qind të votave, ndërsa partia më e madhe opozitare, ajo Republikane Popullore (CHP) fitoi 25,06 për qind të votave, apo 132 vende në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë, e cila ka një total prej 550 deputetëve.

Nga ana tjetër opozita e krahut të djathtë Partia Nacionaliste Kombëtare (MHP), fitoi 16,37 për qind të votave, ose 81 vende në parlament, dhe partia pro-kurde e majtë Partia Popullore Demokratike (HDP) fitoi 12,99 për qind të votave dhe 79 deputetë.

Këto janë zgjedhjet e 25-ta parlamentare në historinë moderne të Turqisë, ku për vendet në Asamblenë Kombëtare të konkurruan gjithsej 20 parti politike dhe pragu zgjedhor për të hyrë në këtë organ më të  lartë legjislativ është 10 për qind. Në zgjedhje morën pjesë dhe një total prej 165 kandidatësh të pavarur. Ndërkohë katër parti arritën të kalojnë pragun zgjedhor.

Të drejtën për të votuar në Turqi e kanë patur një total prej 56.641.000 votuesve, ku 53.765.000 në vend dhe 2.876.000 votues jashtë vendit.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 zonave në sa më shumë qytete të mëdha, numri i përfaqësuesve nga secili prej qyteti vjen në kuota të caktuara në bazë të regjistrimit. Stambolli ka tani 88 përfaqësuese, Ankaraja jep 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konnja në Parlament ka 14 deputetë.

Zhvillimet e djeshme 
Zgjedhjet në Turqi, Erdogan humb shumicën absolute, drejt Parlamentit një parti kurde

UPDATE/ Pas numërimit të rreth 98% të votave në Turqi, partia e Erdoganin ka humbur shumicën absolute.

Presidenti turk, Erdogan

Sipas CNN turk, partia Islame e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan do të marrë 259 vende nga 550 në parlamentin e ri në Ankara, kundër 285 vendeve që pritet të marrin tri partitë opozitare (CHP 127, MHP 83, HDP 75 ).
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Cumhuriyet pas numërimit të 70% të votave në Turqi, AKP e Erdogan do të ketë 43.6% (269 vende, më poshtë se shumica absolute), CHP-së Kemal Kiliçdaroglu 24.3% (123 vende), MHP-së Bahçeli 17.1% (86) dhe partia kurde do të kalojë pragun prej 10%, me 10.6% (72 vende).
Me rezultatet paraprake, Erdogan duket se nuk bën dot qeveri të vetëm dhe rrjedhimisht, e ka të pamundur të bëjë ndryshime kushtetuese për postin e presidentit. 

Më herët, u raportua se më shumë se 53.7 milion persona i drejtohen sot kutive të votimit në Turqi, për zgjedhjet vendimtare parlamentare te vendit. Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) i ka quajtur zgjedhjet e 7 Qershorit  në Turqi si një pengesë kryesore në rrugën e vendosjes se nje sistemi të fuqishëm presidencial që Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të injektojë.

Policia ne Turqi

 Megjithatë, në qoftë se Partia Demokracia e Njerëzve e fokusuar në çështjenn e Kurdistanit (HDP) kalon pragun zgjedhor 10 për qind, numri i deputetëve të AKP do të ulet në mënyrë të konsiderueshme, duke e bërë pothuajse të pamundur për të arritur 330 vende të nevojshme për një ndryshim kushtetues.

Kandidatet e partise turke HDP janë përballur me sulme fizike gjatë fushatës elektorale. Një nga drejtuesit e autobusëve në fushatë, Hamdullah OGE, është vrarë më 3 qershor, dhe dy prej mbështetësve të saj u vranë, kur shpërthimet me bombë goditen tubimin në krahinën juglindore të Dijarbakirit më 5 qershor.

 Siguria e zgjedhjeve gjithashtu mbetet një çështje e nxehtë, mes pretendimeve të opozitës se do ketë mashtrim në procesin e numërimit të votave.

Qeveria e ka mohuar në mënyrë rigoroze akuzën dhe mobilizoi një total prej 404 mijë vetash për të ruajtur sigurinë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

 

© Panorama.al

Te lidhura