Topi: Luajtëm më mirë se Vllaznia, ata kishin ardhur për një pikë në Kamëz

Mar 10, 2018 | 16:15
SHPËRNDAJE

Rënia e ritmit në pjesën e dytë?

Vinim nga dy rezultate negative, por loja e mirë me Gjirokastrën na dha siguri që do të luanim më mirë. Ishte ajo Kamëz që kemi parë gjithmonë. Pjesa e dytë ishte ndryshe, sepse ata kishin ardhur për një pikë, ndërsa sa ne mund të kishim marrë tre pikë po të finalizonim rastet tona.

Capture13-470x265

Plani për të ardhmen?

Kemi bërë dy ndeshje të mira. Arbitrimi ka qenë i mirë, por ne si natyrë kërkojmë më tepër. Arbitrimi ka qenë korrekt. U luftua nga të dyja skuadrat. Ne ishim më lart se Vllaznia dhe meritonim ta fitonim ndeshjen.

Formacioni?

Kemi menduar këtë formacion sepse na përshtatet, na duhej një harmoni e dy fazave të para, prandaj trajneri zgjodhi këta lojtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura