Tenderat me ‘flamuj të kuq’ te Spitali i Traumës/ Vetting zbulon garat fiktive dhe milionat me protezat ortopedike! Avokati: Mjekët e SUT kanë biznese private, shesin edhe gjëra të panevojshme

May 30, 2024 | 20:40

 EMISIONI VETTING

Çfarë ndodh me tenderat e protezave dhe pacientët te Trauma?

Problemi Adelinës me protezat në Spitalin e Traumës nuk është një rast i veçuar. Thuajse shumica e pacientëve që kanë patur dëmtime kockash kanë patur vështirësi gjetjen e implanteve ortopedike. “Vetting” ka konstatuar se familjarët e pacientëve nuk i marrin pllakat ortopedike tek Spitali, por në treg të zi.

Protezat janë një ndër bizneset më fitimprurëse, ç’ka ka sjellë edhe interesin e kompanive private, të cilat zbulojnë lidhje me kirurgët brenda Spitalit të Traumës.

Një ndër tenderat që ka marrë vëmendje lidhet me Marrëveshjen Kuadër për blerje materialesh implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në SUT me fond limit 356 milionë lekë.

Në 7 tetor 2022, në garën për tenderin do të merrnin pjesë 3 kompani, ku 5 ditë më pas fitues u shpallën bashkimi i kompanive “T R I M E D” dhe “LAYO” shpk, si edhe “OrthoNet 360”Shpk.

Tenderi u shënua me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi kompania e tretë “CFO PHARMA” u skualifikua nga gara. Sipas Open Data, flamur i kuq paraqet indicie për favorizim kompanish nga Autoriteti Kontraktor, që në këtë rast është Spitali i Traumës.

30.05.2024_09.25.36_REC

Problematikat me tenderat e ortopedisë janë evidentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por evindetimi i shkeljeve nga KLSH nuk i ka frenuar drejtuesit e Spitalin të Traumës që të vijojnë me këtë proces. Konkretisht, vetëm disa ditë më parë, më 17 maj 2024, Spitali i Traumës ka mbajtur garën për Marrëveshjen Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro, pa zgjidhur më parë rekomandimet e dala nga KLSH.

“Të gjithë këta mjekët, që janë sot në spitale, kanë hap kompanitë e tyre, firmat e tyre dhe shesin pajisjet mjekësore që mund të jenë të nevojshme dhe të panevojshme, e para.

E dyta, të gjitha këto materiale që hyjnë në Shqipëri nuk i kontrollon askush sepse janë pajisje të skadueme, pra kanë arrit në skadencë dhe mjekët, këto i shesin, i montojnë vet. Asnjë shtetas, sot në spitale, nuk është se ka marrë ndonjë material në spital. Të gjitha janë blerë privatisht dhe këto privatisht i kanë blerë te mjeku që i kanë vendosur protezat, siç është në rastin konkret”- shprehet Ndue Pjetraj.

TENDERI 4 MLN EURO

Por çfarë ka ndodhur me këtë tender, që nuk janë zbuluar akoma fituesit?

Disa ditë më pas, Spitali i Traumës do të njoftonte se do të ndryshoheshin dokumentet e tenderit për të modifikuar kriteret e kualifikimit. Është e parashikuar në ligj që Dokumentet Standarde të Tenderit mund të ndryshohen gjatë shpallje, por në këtë rast kemi dyshime të forta për gjërat që fshihen pas.

“Vetting” ka hulumtuar dokumentet e tenderi dhe ka zbuluar se grupi i prokurimit nga Spitali i Traumës ka ndryshuar disa nga kushtet, duke i lehtësuar, por edhe duke i specifikuar disa.

Te kriteret e veçanta të kualifikimit janë shkurtuar dy kritere, duke lënë si kusht për kompanitë garuese vetëm formularin e Vetëdeklarimit dhe Sigurimin e Ofertës. Bie në sy fakti që është hequr kriteri për listën e çmimeve të artikujve, e cila në vetvete në bazë të çmimit tregon në mënyrë indirekte edhe vendin e origjinës së produktit.

Duhet theksuar se Spitali i Traumës ka shtuar një kusht tjetër te tenderi, ku kërkohet që Operatori Ekonomik duhet të ketë të gjithë instrumentet sipas kategorive, instrumentet prerës, instrumentet gërryes dhe protezat prove.

Përveç procedurave të realizuara për blerjen e materialeve ortopedike nëpërmjet marrëveshjeve kuadër, SUT për çdo vit ka realizuar edhe procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës duke shpenzuar vetëm për materiale ortopedike, brenda vitit 2021 e 2022 në total 5,1 milionë euro.

30.05.2024_09.31.33_REC

1

Çfarë thotë raporti i KLSH-së për tenderat e protezave?

Një ndër tenderat që ka marrë vëmendje lidhet me Marrëveshjen Kuadër për blerje materialesh implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në SUT me fond limit 356 milionë lekë.

Në 7 tetor 2022, në garën për tenderin do të merrnin pjesë 3 kompani, ku 5 ditë më pas fitues u shpallën bashkimi i kompanive “T R I M E D” dhe “LAYO” shpk, si edhe “OrthoNet 360”Shpk.

Tenderi u shënua me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi kompania e tretë “CFO PHARMA” u skualifikua nga gara. Sipas Open Data, flamur i kuq paraqet indicie për favorizim kompanish nga Autoriteti Kontraktor, që në këtë rast është Spitali i Traumës.

Aferat me tenderat e ortopedisë që janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk e kanë përmbajtur Spitalin e Traumës. Konkretisht, në 17 maj 2024 Spitali i Traumës do të mbante garën për Marrëveshjen Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro.

30.05.2024_09.18.30_REC

LEXO EDHE: 

Vetting/ Luftë me sëmundjen, beteje me Spitalin e Traumës! Historia e Adelinës që ka shpenzuar miliona lekë dhe SUT i mohon të drejtën

“Protezat e skaduara dhe të thyera”- Vetting zbulon çfarë ndodhi në gjyqin e Adelina Preçit dhe Spitalin e Traumës! Pse mjeku Dritan Todhe refuzon t’i japë kartelën?

Vetting/ Frika nga dëmshpërblimi? Ekspertët trajtojnë rastin e Adelina Preçit! Avokati: I kanë vendosur proteza skarco! Kola: S’i tentojnë mjekët t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore

Vetting zbulon pasuritë e majme të mjekëve të Traumës! Kirurgë në shtet edhe biznesmenë protezash ortopedike në privat! Si funksionon skema e ‘tregut të zi’  

Tenderat me ‘flamuj të kuq’ te Spitali i Traumës/ Vetting zbulon garat fiktive dhe milionat me protezat ortopedike! Avokati: Mjekët e SUT kanë biznese private, shesin edhe gjëra të panevojshme

Drejtoresha e SUT, Edlira Bode dhe kërkesa e vazhdueshme e KLSH për ta shkarkuar! Vetting zbulon shkeljen me tenderin! Si u favorizua kompania që ka ekskluzivitetin e një produkti!

© Panorama.al

Te lidhura