VIDEO/ “Të q*fsha robt”, pronarët e lokalit grushte me nxënësin

Dec 19, 2016 | 9:54
SHPËRNDAJE

Lokalet që ndodhen pranë shkollave shpesh herë bëhen burim sherri dhe konfliktesh mes nxënësve dhe punonjësve apo pronarëve të lokaleve, për arsye nga më të ndryshmet, duke nisur nga problematika e servirjes së produktit që porositet e deri tek ankesat për pjesën e çmimeve.

Megjithatë, kjo që ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Polis në Librazht dhe më konkretisht pranë shkollës “Muhedin Sherifi”, është një ngjarje që ndoshta ndodh edhe në shkolla të tjera.

Një nxënës është konfliktuar dhe më pas dhunuar brutalisht nga pronarët e lokalit. A. Lleshi dhe F.Lleshi. Personi që ka dërguar pamjet filmike në redaksinë e “Jeta Osh Qef” nuk ka informacion se pse është shkaktuar ky konflikt që ka degraduar në dhunë e më pas në zhveshjen e nxënësit, i cili largohet lakuriq mes e sipër nga ambientet e shkollës dhe të lokalit.

Dy vëllezërit Lleshi konfliktohen me djalin me bluzë portokalli, ndërsa dëgjohet zëri i një personi, i cili përsërit herë pas here fjalët “Lere çunin or ti”. Vëllezërit i heqin bluzën nga trupi djalit në sherr e sipër ndërsa ai i shan edhe nga ropt.

“Lere çunin or ti se është gjynah”, dëgjohet sërish zëri i personit që ndoshta është duke bërë videon, ndërsa njëri prej vëllezërve thotë “Po mos të shajë”.

Në fund djali largohet i zhveshur lakuriq ndërsa të shumtë janë personat e tjerë që e shikojnë këtë skenë të turpshme dhe nuk ndërhyjnë që të ndalojnë sherrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura