“Super mesazhi i shefit të OBSH”- Ylli Manjani- Ramës: Lëri përrallat me shtetrrethim. Shko deri në Korenë e Jugut dhe blij…

Mar 16, 2020 | 19:40
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkon nga qeveria që të bëjë analiza të gjera për qytetarët jo vetëm në institucionet spitalore por edhe në spitalet privat edhe klinikat e lagjeve.

ylli-manjani-770x436

Sipas tij, qeveria duhet të zbatojë këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa shton se qeveria duhet të blejë 2 milion tamponë për të kryer analizat për qytetarët.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur”- thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Super mesazh!

Dëgjoje, kuptoje dhe zbatoje këtë porosi të OBSH-së, o Kryeministër!!!!

Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje.

Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit.

Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta!

Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup.

Të gjithë do ta bënin këtë test për të kuptuar ku është. Por edhe shtetitveç mirë i bëhet të ketë rezultate të qarta.

Vetëm mbi këtë bazë ndërtohen politika të sigurta mbrojtje të popullsisë, për sot e për nesër. Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura