ZYRTARE/ Vllaznia kthen kapitenin, Erdenis Gurishta është përsëri kuqeblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 15:11

ZYRTARE/ Vllaznia kthen kapitenin, Erdenis Gurishta është përsëri kuqeblu

Erdenis Gurishta është përsëri pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi i djathtë është kthyer nga Bullgaria ku ka qenë pjesë e CSKA Sofje 1946, për të vazhduar edhe një herë karrierën e tij me kuqeblutë.

gurishta

Eksperienca e Gurishtës në klubin bullgar nuk shkoi siç e priste dhe prej disa ditësh ai kishte nisur bisedimet me Vllazninë për kthimin në ”shtëpi”. Akordi mes palëve është gjetur dhe klubi Vllanzisë bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se tashmë ish-kapiteni është kthyer përsëri të jetë pjesë e kuqebluve.

“Erdenis Gurishta rikthehet”, shkruante Vllaznia në rrjete sociale. Një mesazh i shkurtër, por që u mjafton tifozëve të kuqebluve dhe trajnerit Brdariç, të cilët njohin mirë cilësitë e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"