ZYRTARE/ U përfol për një rikthim në Shqipëri, Eraldo Çinari prezantohet tek skuadra armene

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 19:57

ZYRTARE/ U përfol për një rikthim në Shqipëri, Eraldo Çinari prezantohet tek skuadra armene

Eraldo Çinari është prezantuar tek skuadra armene, Noah. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

dvsaf

Në videon e publikuar vihet re se sulmuesi do të mbajë numrin 11 në fanellë. 

Noah e mbylli edicionin e kaluar në elitën e futbollit armen në vendin e dytë të renditjes me vetëm dy pikë pas kampionëve të Piunik. Nga sa mësohet, kontrata e Çinarit do të jetë për dy sezone.

Rikujtojmë që për shkodranin u diskutua shumë për një rikthim në kampionat te skuadrat, ku edhe u bë i njohur, Vllaznia dhe Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"