ZYRTARE/ Shkumbini me trajner të ri, peqinasit rikthejnë një ish në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 17:15

ZYRTARE/ Shkumbini me trajner të ri, peqinasit rikthejnë një ish në stol

Shkumbini nuk ka vonuar dhe pas largimit të trajnerit Lorenc Pasha, peqinasit kanë ulur në stolin e skuadrës Artan Banon, një emër i njohur ky për futbollin shqiptar.

Bano Artan ne ndeshjen ndaj Lacit

Bano ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri duke nisur karrierën me Lushnjen, Tomorin, Skraparin, Egnatian e Shkumbinin.

Peqinasit i ka drejtuar më parë në vitin 2018-2019 dhe tani rimerr përsëri timon e skuadrës. Lëvizje e zgjuar nga ana e drejtuesve të Shkumbinit të cilët sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe duan të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit peqinas duke i uruar mirëseardhjen trajnerit Bano.

228924993_2886514021601830_979802439274529473_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"