ZYRTARE/ Ndizet merkatoja bardheblu, Tirana prezanton futbollistin bullgar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 20:18

ZYRTARE/ Ndizet merkatoja bardheblu, Tirana prezanton futbollistin bullgar (VIDEO)

Tirana duket se ka hyrë fuqishëm në merkato, teksa ka prezantuar lojtarin e dytë brenda ditës së sotme.  Pas Aldi Gjumsit, edhe Arhan do të jetë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri futbollistik.

 -900-0-1718215439xarhg-174

Lojtari bullgar luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Më parë është aktivizuar me Hebar, CSKA 1948, Pirin, Spartak Varna, Loko Plovdiv dhe Arda Kardzhali.

Kjo është eksperienca e parë për të jashtë Bullgarisë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi bën me dije se 25-vjeçari bullgar është bashkuar në stërvitje.

Njoftimi i Tiranës:

“Mirësevjen Arhan Isuf. Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e radhës në merakton e verës. Mbrojtësi i djathtë, Arhan Isuf është emri më i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve.

25-vjeçari bullgar është bashkuar në stërvitje me ekipin dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas një eksperience të gjatë në futbollin bullgar.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje mbrojtësit Isuf dhe shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"