ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton mbrojtësin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 21:09

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton mbrojtësin kampion

Tashmë është zyrtare, Partizani zgjidh problemin e krahut të majtë, të lënë bosh nga David Atanaskoski, duke firmosur me mbrojtësin Vangjel Zguro.  

zguro

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit, bën me dije se, Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare. 

Pogradecari, i cili në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me tifozët e kuq, vjen pas një sezoni pozitiv me Strugën, ku u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut dhe kontribuoi me 3 gola dhe 6 asiste. 

NJOFTIMI ZYRTAR I PARTIZANIT: 

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Vangjel Zguron. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive në Maqedoninë e Veriut ku fitoj titullin kampion me Strugën. Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare. Në Shqipëri mbrojtësi pogradecar është aktivizuar me Korabin, Pogradecin, Luftëtarin, Kamzën, Kukësin, Skënderbeun dhe Bylis.

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi mes palëve, Partizani firmos me mbrojtësin që u shpall kampion me…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"