ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk humbet kohë, prezanton afrimin e parë në mekato 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 21:45

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk humbet kohë, prezanton afrimin e parë në mekato 

Edhe pse kampionati sapo u mbyll dhe duhen afro 3 muaj nga starti i sezonit të ri, skuadra e Vorës, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë, nuk ka humbur kohë, për të prezantuar afrimin e parë në merkaton e verës.  

vora

Vorakët e drejtuar nga trajneri Mërgjyshi, nëpërmjet faqes zyrtare, kanë njoftuar se Redon Raza është goditja e parë. Futbollisti 25-vjeçar, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Korabit dhe Besës ka firmosur ditën e sotme, duke u bërë lojtari më i ri në skuadrën e Vorës.  


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"