Postuar: Korrik 7, 2024 | 23:23
ZYRTARE/ Huazohet nga klubi kamerunas, Partizani prezanton mesfushorin e ri
Partizani ka afruar në ekip një mesfushor kamerunas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Partizani njofton arritjen e marrëveshjes për afrimin e futbollistit Joseph Ndongo Mintongo. Mesfushori 19 vjeçar huazohet nga klubi kamerunas AS Fortuna De Mfou me të drejtën e blerjes nga Partizani. Mintongo njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit përfaqësues U-21 të Kamerunit.
WelcometotheRedFamilyJosephNdongoMintongo
PANORAMASPORT.AL