ZYRTARE/ Fituesi i “Triplete” me Interin merr drejtimin e Juventusit: Kam ambicie për të çuar lart ngjyrat bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 19:24

ZYRTARE/ Fituesi i “Triplete” me Interin merr drejtimin e Juventusit: Kam ambicie për të çuar lart ngjyrat bardhezi

Ashtu siç pritej, klubi i Juventusit ka zyrtarizuar sot Tiago Motan si trajnerin e ri të skuadrës bardhezi. Palët ishin në bisedime prej javësh dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i arritjes së marrëveshjes me teknikun i cili drejtoi Bolonjën drejt një kualifikimi fantastik në Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit në Serinë A.

tiago mota

“Trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Tiago Mota. Trajneri italo-brazilian ka firmosur me Juventusin një marrëveshje deri më 30 qershor 2027”, theksoi ndër të tjera klubi bardhezi për të bërë zyrtare marrëveshjen me të.

Tiago Mota ka qenë një ish-futbollist i njohur i cili bëri emër fillimisht me Barcelonën e më pas me Xhenoan, Interin dhe PSG-në ku mbylli karrierën si lojtar për të nisur atë të trajnerit në akademinë e parisienëve. Ai më pas drejtoi Xhenoan, Specian dhe së fundmi Bolonjën, para se të pranonte ofertën e Juventusit.

“Jam me të vërtetë i lumtur q  ëtë nis një eksperiencë të re në drejtimin e një klubi të madh si Juventusi. Falënderoj pronarët dhe drejtuesit të cilëve u siguroj të gjithë ambicien time për të mbajtur lart ngjyrat bardhezi dhe për të lumturuar tiozët”, ishin fjalët e para të Tiago Motas si trajneri i ri i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"