Postuar: Qershor 21, 2024 | 17:41
ZYRTARE/ Elbasani bën goditjen e parë, transferon ish-lojtarin e Tiranës
Elbasani është ngjitur edhe njëherë pas shumë viteve në Superligën shqiptare.
Klubi verdheblu ka objektiva të mëdha për këtë sezon dhe synon t’i arrijë nëpërmjet përforcimit të ekipit, edhe pse sezonin e kaluar ishin pothuajse të pathyeshëm në Kategorinë e Parë.
Sot Elbasani, ka zyrtarizuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Tiranës, Bruno Lulaj. Klubi e ka bërë të ditur njoftimin, nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"