ZYRTARE/ Çelsi i “rrëmben” talentin Barcelonës, 18-vjeçari transferohet te blutë e Londrës
Mark Guiu është zyrtarisht lojtari më i ri i Çelsit. Sulmuesi 18-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Barcelonën, për të nisur një të re në Londër me blutë e Londrës.
Ka qenë vetë klubi londinez që ka njoftuar pasditen e të hënës edhe zyrtarizimin e talentit spanjoll.
NgaSpanja është raportuar se lojtari kishte marrë ofertën e katalanasve për të rinovuar kontratën me një pagë prej dy milionë eurosh bruto në vit për katër sezonet e ardhshme, por ai preferoi të shkonte në Angli te Çelsi, me londinezët të cilët shpenzuan 6 milionë euro për këtë transferim.
Guiu është një produkt i Barcelonës, teksa me ekipin e parë sezonin e kaluar zhvilloi shtatë ndeshje dhe realizoi dy gola.
“Është gëzim i jashtëzakonshëm të nënshkruash për Chelsean. Unë u përpoqa të flija gjatë udhëtimit për këtu, por isha shumë i emocionuar. Premier League ishte një ëndërr për mua”, ishin fjalët e para të Guiu si futbollist i bluve të Londrës.
PANORASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"