ZYRTARE/ Blerja 60 milionë paund, Bajerni prezanton futbollistin 22-vjeçar
Olise është edhe zyrtarisht lojtari i Bajern Mynihut. Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi gjerman, duke treguar se lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
“FC Bajern ka nënshkruar me Michael Olise”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit bavarez.
22-vjeçari francez i lindur në Londër, vjen nga radhët e Kristal Palas, teksa aktivizohet si sulmues i djathtë. Por bën shumë mirë edhe rolin e mesfushorit të avancuar.
60 milionë paund kanë shpenzuar bavarezët për shërbimet e lojtarit anglez, aq sa ishte edhe klauzola e shitjes së tij.
OFFICIAL: FC Bayern sign Michael Olise
🔗 https://t.co/zQJsGg8WOJ #FCBayern #MiaSanMia #ServusMichael pic.twitter.com/KYNXCQ0zhB
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 7, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"