ZYRTARE/ Arrihet akordi, Laçi bën rikthimin e bujshëm në pankinë, Nesër bëhet prezantimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 23:00

ZYRTARE/ Arrihet akordi, Laçi bën rikthimin e bujshëm në pankinë, Nesër bëhet prezantimi

Laçi ka mbetur pa trajner, pas largimit nga detyra të Skerdi Bejzades, i cili i ka dhënë lamtumirën klubit kurbinas. Një “rrufe në qiell të hapur” në një moment kur skuadra dukej se po kthehej në formën më të mirë dhe kishte marrë rezultate që jepnin shpresë se ekipi do të dilte nga kriza. Megjithatë, pankina nuk mbetet bosh për një kohë të gjatë.

josa mirel

Menjëherë ka nisur kërkim për një trajner të ri dhe “Panorama Sport” ka mësuar se klubi kurbinas ka gjetur akordin për një kthim të bujshëm në pankinën e tij. Mirel Josa u ka thënë “po” drejtuesve të Laçit, duke u kthyer kështu te skuadra që drejtoi dy edicione më parë.

Palët janë në negociata dhe nëse gjendet gjuha e përbashkët, prezantimi i tij mund të bëhet që në ditën e nesërme, pasi ekipi nuk ka kohë për të humbur meqë zbret në fushën e lojës pas pak ditësh. Ironia e fatit do që ndeshja e radhës e kurbinasve të jetë ndaj një skuadre me të cilën Josa ka një lidhje të veçantë, Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"