Zlatan Ibrahimoviç: Teo do të argëtohet, Zirkze…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 17:53

Zlatan Ibrahimoviç: Teo do të argëtohet, Zirkze…

Në ditën e prezantimit të trajnerit Fonseka, këshilltari i Red Bird, Zlatan Ibrahimoviç është ndalur që të flasë për lëvizjet në merkato të kuqezinjve.

ibra

ZIRKZE – Ibra ka folur fillimisht për lojtarin që duket se është vetëm një hap larg transferimit te Junajtid. “Jemi duke folur dhe duke studiuar situatën, por nuk kemi asgjë me nxitim, sepse merkato është e gjatë. Ju garantoj që për afrimet e reja, do të punojmë që të jenë gati sa më shpejt të jetë e mundur. Zirkze është e shkuara, por e kemi një në mendje. Mos më kërkoni emër, sepse nuk jua them”, ka qenë shpjegimi për një tratativë që duket se shkoi drejt dështimit për shkak të kërkesave të agjentit. “Nuk jam i zhgënjyer, sepse këto janë pjesë të futbollit. Realiteti dhe zërat në merkato, janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Ka agjentë që zgjidhin çështjet dhe ka të tjerë që krijojnë problem. Ne e kemi një ide për sulmin dhe shpresojmë që të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur ish-sulmuesi.

LËVIZJET – Zlatan ka shpjeguar që Milan fillimisht duhet të bëjë vend për afrimet e reja. “Nuk kemi në plan të ndërtojmë një skuadër me 30 futbollistë. Pra, fillimisht nevojitet të bëjmë edhe hapësirën e nevojshme për afrimet e reja. Sa i përket sulmit, e kemi një të tillë në mendje që është ‘mister x’. Joviç është lojtari ynë. Pastaj, do të varet edhe nga nevojat që do të ketë trajneri për të çuar përpara idenë e tij. Theo? Është lojtar i Milanit dhe e dimë se sa i lumtur është ai dhe familja që gjenden këtu. Me trajnerin e ri, do të ketë akoma edhe më shumë hapësirë për të luajtur siç ai dëshiron. Loja e Fonsekës do të ndërtohet edhe në bazë të Teos dhe nuk jam aspak i shqetësuar për të ardhmen e tij. Ne jemi të lumtur që kemi 3 futbollistë në gjysmëfinalet e Europianit”, ka deklaruar Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"