Zirkze vonon, Milani sheh nga Dovbik dhe Samu Omorodion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 18:41

Zirkze vonon, Milani sheh nga Dovbik dhe Samu Omorodion

D ita e djeshme i është kushtuar Zlatan Ibra himoviçit, qendërsulmuesit të madh të së shkuarës kuqezi. Në një nga eventet e radhës epiqendra do të jetë 9- shi i së ardhmes, trashëgimtari i Zhirusë dhe Ibrës vetë.

Omorodion

Është përparësia e merkatos së Milanit edhe pse nuk është domosdoshmërish marrëveshja e parë në rend kronologjik, pasi negociatat për sulmuesit shpesh kërkojnë pak më shumë durim. Çështja Zirkze e dëshmon këtë. Bëmat e sezonit të kaluar, golat e shënuar dhe të asistuar, thirrja e fundit me Holandën e kanë kthyer në qendër të vëmendjes dhe vëmendja nuk ndihmon për të shkurtuar afatet.

ALTERNATIVA – Edhe pse nuk po nxiton, drejtuesit kanë një listë të gjerë alternativash dhe një buxhet të madh për të ndarë për blerjen e sulmuesit. Samu Omorodion, 1 metër e 93 centimetra i gjatë, është emri më i ri përfshirë gjithashtu në turmë. Një gjigant goli dhe një foshnjë në moshë. I lindur në 2004, ai sapo ka mbushur të njëzetat. I rritur në Granada, verën e kaluar ai u ble nga Atletiko e Madridit për 5 milionë.

Rezultati ishin 9 gola të shënuar në sezonin e fundit në formë huazimi te Alaveshi. Çmimi është ende i aksesueshëm dhe vlera mund të rritet te kuqezinjtë, fundja kjo është strategjia e klubit për talentet e rinj. Rastet Girasi ose Lukaku janë të ndryshëm: ata kushtojnë edhe më pak (Girasi klauzola 17.5 milionë), ofrojnë garanci të mira para portës, por sigurisht që kanë më pak hapësirë për rritje vlerësim. Një profil i mundshëm është edhe Artem Dovbik, 27 vjeçari që luan si sulmues te Girona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"