Zëvendësuesit e të pazëvendësueshmëve, ja si kanë ndryshuar fromacionet e kombëtareve ne prag Europiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 11:59

Zëvendësuesit e të pazëvendësueshmëve, ja si kanë ndryshuar fromacionet e kombëtareve ne prag Europiani

Kompeticionet e mëdha, si kampionatet botërorë apo ata europianë shërbejnë edhe si kohë ndryshimesh në ekipet kombëtare. Ekipet e mëdha përfitojnë nga fundi i çdo turneu për të ndërmarrë rinovimin/revolucionin e tyre të veçantë. Europianit “Gjermani 2024” do t’i mungojnë disa klasikë. Disa kanë mbyllur karrierën e tyre ndërkombëtare, të tjerët nuk do të jenë aty për shkak të dëmtimeve apo lënies jashtë nga trajnerët për shkak të një vendimi teknik. Më poshtë analizojmë ndryshimet kryesore në disa prej kombëtareve që pritet të japë violinë e parë në kampionatin europian.

euro

FRANCA: MENJA PËR LORIS – Humbja me penallti, kundër Argjentinës në “Katar 2022” i dha fund karrierës së Hugo Loris me Francën. Portieri aktual i Los Anxhelos tha lamtumirë, duke u bërë portieri me më shumë paraqitje (20) në historinë e Kupës së Botës. Pas tyre ishin 145 ndeshje ndërkombëtare dhe dy tituj me “Les Bleus”: Kupa e Botës 2018 dhe Liga e Kombeve 2020-21. Zëvendësuesi i tij do të jetë Majk Menja. Dëmtimi e bëri të humbasë Kupën e Botës në Katar… por tani ai do të mbrojë portën e “Gjelave”.

FmDUrzAWYAYIcXt

SPANJA: RODRI PËR BUSKETS – “Timoni” i Spanjës ndryshon duar. Një lehtësim logjik që vetëm karriera e Buskets me “La Roja” (143 paraqitje, 2 gola) është zgjatur me kalimin e kohës. Ish-lojtari i Barcelonës ishte një nga titullarët fiks të “ciklit të artë” të kombëtares: fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012. Ai tha lamtumirë pas humbjes kundër Marokut në Katar dhe trashëgimtari i tij do të jetë një tjetër lojtar klasi, Rodri. Tani, në moshën 27- vjeçare, mesfushori i Sitit do të drejtojë Spanjën, duke u bërë “strumbullari” më i mirë në botë.

Busquets-Rodri

ITALIA: BASTONI PËR KIELININ – Italia kampione në fuqi ka pësuar një transformim të thellë në radhët e saj, duke nisur nga stoli: Mançini ia ka lënë vendin Spaletit. Megjithatë, lamtumira e Kielininit dhe Bonuçit ka lënë një “vrimë të zezë” në mbrojtje. I pari sapo ka varur këpucët për të filluar karrierën në stol. Duke pasur parasysh dëmtimin e Açerbit, një tjetër lojtar i Interit do të duhet të ecë përpara: Alesandro Bastoni. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar numëron 23 ndeshje dhe një gol për Italinë. Ai do të jetë një nga 13 lojtarët e Interit që do të garojë në Euro: askush nuk ka më shumë.

872f6d7d6555890a8c529cd8a43c09b8-87226-1123o12o2296o1184z1207

HOLANDA: VERMAN PËR DE JONG – Holanda ka marrë tre goditje të forta “last minute”, në formën e dëmtimeve. Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, dëmtimet janë në mesfushë. De Ron, Kopmeiners… apo Frenki de Jong nuk do të jenë në Euro 2024. “Ai ka një histori me këtë dëmtim dhe ne duhet të mendojmë për shëndetin e tij. Klubi (Barcelona) i tij vendosi të rrezikojë dhe ky është çmimi që duhet të paguajmë për të”, tha Ronald Kuman. Në vend të tij, Xhoej Verman. Mesfushori i PSV-së krenohet me vizionin e lojës dhe një prekje të shkëlqyer: ai e ka mbyllur sezonin me 7 gola dhe 19 asistime.

Capture

ANGLIA: FODEN PËR STERLING – Anglia ka lënë në tokë një lojtar që dukej se do të ishte në Gjermani. Ishte një vendim teknik nga Sauthgejt dhe bëhet fjalë për Rahem Sterling. Sezoni i tij i çrregullt me Çelsin – 10 gola dhe 8 asiste – e ka penalizuar ish-lojtarin e Liverpulit dhe Sitit. Zëvendësuesi i tij në njëmbëdhjetëshe do të jetë lojtari më i mirë në Premier në sezonin që u mbyll: Fil Foden. Lojtari i të rinjve të Sitit sapo ka përfunduar një sezon të shkëlqyer me 27 gola dhe 12 asistime në 53 ndeshje. Mbetet për t’u parë se si do t’i përshtatet, nëse luan nga jashtë (anësor) apo nga brenda (mesfushor).

skysports-raheem-sterling-phil-foden_5358023

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"