Xhokoviç mbyll bashkëpunimin me trajnerin Goran Ivaniseviç, ja tre kandidaturat për të marrë vendin e 52-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 19:07

Xhokoviç mbyll bashkëpunimin me trajnerin Goran Ivaniseviç, ja tre kandidaturat për të marrë vendin e 52-vjeçarit

Novak Xhokoviç ka mbyllur bashkëpunimin e tij me trajnerin Goran Ivaniseviç. Lajmin e ka dhënë vetë tenisti serb, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Ivaniseviç nuk do të jetë më trajneri i tij: “Unë dhe Goran, së fundmi kemi vendosur që të mos punojmë më bashkë. Kimia mes nesh në fushë ka patur ulje dhe ngritjet e veta, por miqësia jonë ka qenë gjithnjë solide si një gur”, shkruan numri një i botës.

_133028174_gettyimages-1798769693-1

Xhokoviç dhe Ivaniseviç kanë punuar së bashku prej 6 vitesh, në një nga periudhat më të suksesshme të karrierës së Noles, me 12 fitore në turnetë grand slam. Kohët e fundit marrëdhënia e Xhokoviçit me trajnerin ishte krisur, teksa Ivaniseviç duket se ishte lodhur nga shfryrjet dhe skenat e vazhdueshme të tenistit, duke e shprehur këtë edhe gjatë konferencave për shtyp. Kështu Xhokoviç, vetëm pak kohë pasi u nda nga menaxheri i tij historik, Edoardo Artaldi, humbet një tjetër pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës.

Nenad Zimonjiç, Viktor Troicki dhe rikthimi i Marian Vajdas janë tri kandidaturat kryesore për të pasuar Ivaniseviçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"