Xhaferi kundër Tafajt: Deklarata me urrejtje personale, i respektojmë delegatët por nuk ruajmë makina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 19:26

Xhaferi kundër Tafajt: Deklarata me urrejtje personale, i respektojmë delegatët por nuk ruajmë makina

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit ka përfunduar me incidente, teksa është sulmuar makina e delegatit Alban Tafaj duke u shkatërruar. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka reaguar duke u shprehur se nuk mban përgjegjësi për incidente të cilat nuk kanë lidhje me klubin e duke shtuar se makina ishte e parkuar në parkim privat.

bandicam 2023-05-25 19-19-42-529

“Nuk marrim përgjegjësi kur makina lihet në parkim privat. Erdha për të reaguar sepse i respektojmë delegatët në maksimum duke ditur traditën e qytetit por duhet të kemi kujdes me deklarata sepse një person që ka urrejtje personale a ku di unë çfarë hallesh ka, nuk mund të akuzojë klubin. Kaq kisha unë edhe prandaj dola këtu.

Distancim nga dhuna? Unë e dënoj fuqishëm por janë gjërat që ndodhin privatisht dhe ne nuk ruajmë makinat e secilit. Nëse është në stadium, kemi përgjegjësinë tonë për t’i dalë për zot për sa kemi mundësi sepse kemi tifozeri të zjarrtë. Nuk ishte në kuadrin e sportit deklarata e tij. Klubi inekzistent, nuk e kuptova. Ku ka pasur probleme mu duk tendencioze e prandaj erdha këtu sepse duhet të përgënjeshtroj diçka që nuk është e klubit. Ju keni qenë në Shkodër dhe e dini mikpritjen. Jemi për të promovuar futbollin. Jemi për të mirën për të gjitha dhe respektojmë garën”, tha Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"