VOLEJBOLL/ Superliga e femrave, sot në parket për gjysmëfinalet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 12:27

VOLEJBOLL/ Superliga e femrave, sot në parket për gjysmëfinalet e para

Pas përfundimit të fazës para “play off”, volejbolli tashmë është gati për gjysmëfinalet, teksa sot do të nisë seria e sfidave në Superligën e femrave.

dfhhh

Takimi hapës do të startojë në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, me Skënderbeun që pret Vllazninë. Korçaret e Orlando Kojës kanë zhvilluar një sezon fantastik, duke u kualifikuar direkt në gjysmëfinale si vend i parë në kampionat. Ndërsa shkodranet kaluan me sukses para “play off”- it, duke fituar 2-0 serinë kundër Barletit.

Më tej në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të zbresin në parket Partizani dhe Tirana për aktin e parë të derbit kryeqytetas. Të kuqet, kampione në fuqi, e mbyllën sezonin e rregullt në vend të dytë, ndërsa vajzat bardheblu u klasifikuan të tretat, për të eliminuar në para “play off” Pogradecin me rezultatin 2-0 me ndeshje.

GHCJHJK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"