VOLEJBOLL/ Starton “play off”-i, Tirana dhe Vllaznia kalojnë aktin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 13:52

VOLEJBOLL/ Starton “play off”-i, Tirana dhe Vllaznia kalojnë aktin e parë

Superliga e volejbollit të femrave tashmë është futur në fazën e nxehtë, teksa dje ka nisur para “play off”-i, me dy takime të zhvilluara në kryeqytet.

WhatsApp Image 2024-04-03 at 1.22.56 PM

Tirana dhe Vllaznia a kanë filluar mbarë, duke fituar përkatësisht ndaj Pogradecit dhe Barletit.

Ndeshja e parë e ditës ishte ajo ndërmjet Tiranës dhe Pogradecit në Farkë. Vajzat e turkut Karslioglu triumfuan pastër 3-0 dhe tashmë e shikojnë veten më pranë gjysmëfinaleve. Kryeqytetaset i fituan bindshëm të tria setet në shifrat 25-12, 25-17 dhe 25- 15, për ti mbyllur llogaritë për 66 minuta. Enkeleda Braho, Kamani Conteh dhe Yanileydis Sanchez me nga 11 pikë secila udhëhoqën ofensivën bardheblu, ndërsa për ekipin liqenor spikati Morgan Bossel, gjithashtu me 11 pikë. Të premten në Pogradec do të luhen sfida e dytë.

TR

Ndryshe nga sfida e zhvilluar në Farkë, takimi i “Asllan Rusit” ndërmjet Barletit dhe Vllaznisë dhuroi rivalitet dhe shumë emocione. Një betejë e vërtetë me 5 sete, ndërsa në fund ato që festuan ishin vajzat kuqeblu, të cilat triumfuan me rezultatin 2-3. Në njërën anë kishim ekipin universitar tërësisht vendor, ndërsa në krahun tjetër shkodranet me tri lojtare të huaja në përbërje. Vllaznia e filloi më mirë ndeshjen, duke marrë setin e parë bindshëm 18-25, por Barleti reagoi në fraksion e dytë, teksa fitoi 25-20. Miket, të drejtuara nga Nora Deda, kaluan sërish përpara, duke triumfuar 21-25 në setin e tretë, por edhe një herë tjetër universitaret rikthyen ekuilibrat në sete, teksa morën fraksionin e katërt në shifrat 25-17.

Lufta e fortë sportive vijoi edhe në setin final, por në momentet vendimtare, Vllaznia u tregua më e saktë, ndërsa Manuela Sierra ishte protagoniste e “match point”, duke fiksuar shifrat 13- 15, për të vulosur sfidën 2-3, në një takim që zgjati 2 orë e 3 minuta. Me 28 pikë të shënuara kolumbiania Sierra bëri diferencën për Vllazninë. Barletit nuk i mjaftoi super Xhenifer Pira, autore e 25 pikëve për universitaret e Altin Gorenxës.

BAPLAYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"