VOLEJBOLL/ Sot derbi i dyfishtë Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 14:32

VOLEJBOLL/ Sot derbi i dyfishtë Tirana-Partizani

Pas finaleve të Kupës së Shqipërisë të zhvilluara të dielën, volejbolli do të rikthehet për ndeshjet e radhës në kampionatet kombëtare, teksa mbrëmja e sotme rezervon dy përballje elektrizuese derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, për femra dhe meshkuj.

JKGRDJEGKRE

Fillimisht në parketin e sallës “Farie Hoti” do të zbresin ekipet e vajzave, me bardheblutë dhe të kuqet që do të matin forcat në orën 17:00. Partizani ndodhet në vend të dytë në kampionat, ndërsa Tirana pozicionohet e treta dhe vjen pas disfatës në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut. Më tej në orën 19:00 në të njëjtën sallë do të jetë radha e derbit për meshkuj, ekipe që u sfiduan edhe të dielën në Kupë, ndërsa ata që festuan ishin “demat” e Ylli Tomorrit, të cilët i shkatërruan rivalët e qytetit me rezultatin e pastër 3-0, duke ngritur lart edhe trofeun.

Tirana do të kërkojë një hakmarrje të vogël dhe pse kjo sfidë ka më tepër vlerë statistikore, teksa Partizani marshon i sigurt në vend të parë në “play off”, me 11 fitore dhe pa asnjë humbje, ndërsa Tirana renditet e katërta. Gjithsesi derbi mbeten derbi dhe dashamirësit e volejbollit do të kenë mundësinë të shijojnë një mbrëmje të bukur në sportin e rrjetës.

RTR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"