VOLEJBOLL/ Një turk rikthen qetësinë te vajzat bardheblu, Tirana afron ish-trajnerin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 15:03

VOLEJBOLL/ Një turk rikthen qetësinë te vajzat bardheblu, Tirana afron ish-trajnerin e Partizanit

Bulent Karsioglu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës në volejboll për femra. 52-vjeçari turk ka pasuar kështu në drejtimin e kryeqyetaseve Hasan Gurabardhin, i shkakruar disa ditë më parë pas shumë polemikash.

turku volejboll

“Panorama Sport” mëson se Karsioglu tashmë ka mbërritur në kryeqytet, ndërsa sot do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në drejtim të Tiranës. Trajneri turk ka shumë eksperiencë mbi shpatulla, ndërsa është një njohës i mirë edhe i kapionatit shqiptar. Ai ka drejtiar Partizanin në sezonin 2019-2020 si dhe në edicionin e kaluar, teksa i mori të kuqet në pjesën finale të kampionatit, duke fituar më pas titullin.

Kështu Karsioglu pritet të rikthejë qetësinë në kampin bardheblu pas polemikave të ditëve të fundit që sollën edhe largimin e Gurabardhit. Tirana të dielën do të zhvillojë finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut në “Feti Borova”, me trajnerin që do të ketë shansin për të debutuar në një takim ku luhet për trofe. Skuadra bardheblu po kalon një formë të shkëlqyer në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe mbetet nga pretendentet kryesore edhe për triumfin në kampionat.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"