VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana eliminon Pogradecin, në finalen e Kupës gjen Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 14:12

VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana eliminon Pogradecin, në finalen e Kupës gjen Skënderbeun

Pas Skënderbeut është Tirana skuadra e dytë finaliste në Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra.

terytr

Kryeqytetaset kaluan dje me sukses edhe gjysmëfinalen e dytë kundër Pogradecit, duke i mundur liqenoret përsëri me rezultatin e pastër 3-0. Vajzave të Hasan Gurabardhit u mjaftuan 75 minuta lojë për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe të kualifikimit në sallën “Farie Hoti”. Seti i parë foli tërësisht për Tiranën, teksa kryeqytetaset u treguan superiore, duke fituar thellë 25- 15. Vajzat bardheblu e filluan furishëm edhe setin e dytë, duke vendosur shpejt distancat në pikë, teksa kaluan në epërsi 8-1. Pogradeci kërkoi reagimin duke u afruar, por jo aq sa për ta vendosur në diskutim suksesin e vendëseve, me Tiranën që e fiton setin e dytë 25-22.

Në setin e tretë skuadra liqenore provon të jap gjithçka për ta rihapur ndeshjen. Një set që është shumë i luftuar dhe vendoset pas pikëve shtesë. Tirana tregohet përsëri më e saktë, për ta fituar setin 26-24, duke prerë biletën e finales. Një kualifikimi i merituar i skuadrës bardheblu, që vijon të bindë me lojëra dhe rezultate në këtë pjesë të dytë të sezonit. Tashmë kryeqytetaset do të kërkojnë trofeun e 12-të të Kupës së Shqipërisë, teksa përballë do të gjejnë Skënderbeun, duke përsëritur kështu finalen e dy viteve më parë, ku asokohe triumfonte Tirana.

Në gjysmëfinalen tjetër Skënderbeu i mbylli gjithashtu llogaritë me dy ndeshje kundër Partizanit. Pasi kishin fituar 2- 3 në “Asllan Rusi”, korçaret e Orlando Kojës fituan me rezultatin e pastër 3-0 në sfidën e zhvilluar të martën në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Korçaret janë fituese në fuqi të Kupës së Shqipërisë, ndërsa tashmë do të kenë mundësinë për të luftuar për trofeun e nëntë në historinë e tyre në këtë kompeticion.

hjkh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"