VOLEJBOLL FEMRA/ Teuta pranë qëndrimit në elitë, thyen bindshëm Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 11:32

VOLEJBOLL FEMRA/ Teuta pranë qëndrimit në elitë, thyen bindshëm Flamurtarin

Teuta ka fituar betejën e parë “play out” kundër Flamurtarit, duke u afruar edhe më shumë me qëndrimin në elitën e volejbollit të femrave për sezonin e ardhshëm. Durrsaket, të cilat e mbyllën në vend të parafundit Superligën, u shfaqën dominuese në ndeshjen e parë ndaj vlonjateve, vendit të dytë të Kategorisë së Parë.

teuta volej 2

Vajzat e trajnerit Edmond Jazexhi, të udhëhequra nga kapitenia Romina Matoshi, triumfuan dje me rezultatin e pastër 3- 0 në sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, përballje që zgjati 67 minuta. Vendëset e filluan takimin mjaft mirë, për t’u shfaqur dominuese që në setin e parë, duke fituar thellë 25-15. Edhe seti i dytë foli për skuadrën durrsake, e cila shfrytëzoi eksperiencën, duke e mbyllur sërish me rezultat të thellë, këtë herë 25-12. Vlonjatet e trajnerit Theodhori Driza provuan të jepnin gjithçka në setin e tretë dhe patën përmirësim në lojën e tyre, por jo aq sa për të rihapur sfidën, pasi ishin sërish durrsaket që bënë më mirë, duke fituar 25-21.

Kështu raundi i parë “play out” foli për Teutën, që tashmë e shikon veten një fitore larg sigurimit të Superligës, ndërsa ekipet do të rikthehen në parket më 18 prill për ndeshjen e dytë, këtë herë në Vlorë. Flamurtari do të bëjë të pamundurën për ta çuar serinë me tri takime, ndërsa durrsaket kërkojnë që ti mbyllin llogaritë dhe të certifikojnë qëndrimin mes të mirave të sportit të rrjetës në Shqipëri.

teu

play

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"