VOLEJBOLL FEMRA/ Faza para “play off”, sot ndeshjet e dyta te femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 17:53

VOLEJBOLL FEMRA/ Faza para “play off”, sot ndeshjet e dyta te femrat

Kampionati kombëtar i volejbollit për femra tashmë është fituar në fazën e nxehtë me ndeshjet para “play off”, teksa sot do të zhvillohen takimet e dyta.

tirana volej

Pasi kaloi aktin e parë 3-0 në Farkë, Tirana udhëton drejt Pogradecit për takimin e dytë, sfidë që do të nisë në orën 18:00. Vajzat bardheblu janë favorite të padiskutueshme në letër, ndërsa në rast të një tjetër triumfi do të siguronin kalimin për në finale, aty ku gjejnë Partizanin.

Po në orën 18:00, Vllaznia orën Barletin në Shkodër. Vajzat kuqeblu e kanë fituar ndeshjen e parë në “Asllan Rusi” me rezultatin 2-3, një sfidë që dhuroi rivalitet të lartë në parket, ndërsa e tillë parashikohet edhe dueli i sotëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Shkodranët kërkojnë fitoren e dytë që do tu mundësonte kalimin në gjysmëfinalet “play off”, aty ku pret Skënderbeu. Në kampin tjetër, universitaret shpresojnë që ta çojnë serinë me 3 takime, për të luajtur shanset e kualifikimit në kryeqytet

tab

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"