VOLEJ MESHKUJ/ Kupa vendoset me derbi, Partizani dhe Tirana në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 12:11

VOLEJ MESHKUJ/ Kupa vendoset me derbi, Partizani dhe Tirana në finale

Tirana dhe Partizani janë skuadrat finaliste në Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj për edicionin 2023-2024.

GFFH

Skuadrat kryeqytetase i mbyllën llogaritë e gjysmëfinaleve me dy ndeshje, me bardheblutë që eliminuan Skënderbeun, ndërsa të kuqtë kaluan Erzenin. Për Tiranën ishte gjithçka e thjeshtë në përballjen e zhvilluar në “Farie Hoti” ndaj Skënderbeut. Skuadra e Arben Sako, fituese në dy edicionet e fundit të Kupës, triumfoi me rezultatin e pastër 3-0, duke prerë biletën që të dërgon në finale. Siç edhe pritej, bardheblutë u shfaqën dominues, duke e kontrolluar lojën në të tria setet. Pas ekuilibrit në pikët e para, Tirana nisi gradualisht shkëputjen, duke e fituar setin e parë 25-19. Seti i dytë nisi më mirë për ekipin korçar, që arriti të kryesonte me 5 pikë në shifrat 5-10, por më pas loja nuk kishte më histori, me Tiranën që rikuperoi shpejt për të fituar 25-15. Në setin e tretë kishte më shumë rivalitet, me bardheblutë që këtë herë fituan 25-22, duke vulosur kalimin për në finale me dy triumfe të pastra.

tr

Në mbrëmje në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” ishte radha për gjysmëfinalen tjetër, me Erzenin që luante si pritës kundër Partizanit. Pasi kishin triumfuar 3-0 në aktin e parë, të kuqtë e Ylli Tomorrit siguruan kualifikimin duke fituar edhe përballjen e dytë, këtë herë 1-3. Në të gjitha setet diferencat nuk ishin të mëdha, por Partizani tregoi se kishte diçka më tepër se kundërshtari, duke gabuar më pak dhe duke merituar plotësisht kualifikimin. Kështu sfida nisi më mirë për kryeqytetasit, të cilët morën setin e parë 22-25. Shijakasit e Ilia Kojës u kundërpërgjigjën në fraksion e dytë, të cilin e fituan 25-23, për të vendosur baraspeshën 1-1. Por më tej dy setet e radhës folën për Partizanin, teksa të kuqtë fituan 22-25 dhe 21-25, duke u kthyer në Tiranë me biletën e finales në xhep.er

Tashmë trofeu i Kupës do të vendoset nga një sfidë elektrizuese derbi, me Tiranën dhe Partizanin që garantojnë spektakël dhe emocione në finale.

kuPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"