Vllaznia pret Teutën për “finalen” e kampionatit, klubi shkodran publikon çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2023 | 14:11

Vllaznia pret Teutën për “finalen” e kampionatit, klubi shkodran publikon çmimet e biletave

Vllaznia do të presë të mërkurën në “Loro Boriçi” skuadrën e Teutës për ndeshjen e javës së 33 të Superiores. për shkodranët, është treni i fundit nëse kërkon të marrë pjesë në Kupat e Europës pasi një rezultat negativ, do ta bënte thuajse të pamundur pjesëmarrjen.

vllaznia

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, klubi ka kërkuar që të ketë mbështetjen e tifozëve të saj. Të shumta janë thirrjet që klubi ka bërë ndërkohë që janë publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen e së mërkurës.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se, nga dita e sotme, 15 maj 2023, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA – TEUTA, e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet ditën e mërkurë, dt. 17 maj 2023, ora 15.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

  • E hënë – E martë, dt. 15 dhe 16 maj 2023

Ora 10.00 – 18.00

  • E mërkurë, dt. 17 maj 2023
  • Ora 10.00 – 15.00

– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

  • E hënë – E mërkurë, dt. 15 – 17 maj 2023

Gjatë gjithë ditës

– ONLINE

Duke filluar nga dita e Hënë, dt, 15 Maj 2023, në linkun:

https://tickets.paysera.com/…/event…/vllaznia-teuta-4aa8

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"