Vllaznia nën pushtetin e “Osmanëve”, zbulohen përplasjet e fundit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 22:20

Vllaznia nën pushtetin e “Osmanëve”, zbulohen përplasjet e fundit bardheblu

Tefik Osmani është kthyer te Vllaznia, kësaj here në rolin e drejtorit sportiv. Një gjë të tillë e bën me dije klubi i futbollit Vllaznia. Përmes një deklarate për mediat, klubi i futbollit thekson: “Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e drejtorit sportiv pranë klubit tonë me z.Tefik Osmani.

TEFIK OSMANI

Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të suksesshme dhe plot trofe. Me këtë rast klubi falënderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”, ka njoftuar klubi shkodran. Nga ana tjetër edhe KF Tirana ka konfirmuar pranimin e dorëheqjes së Tefik Osmanit. Pas trajnerit Qatip Osmani tani është radha e një tjetër Osman, Tefikut që bashkohet me kuqeblutë.

Gjithsesi, të tjera prapaskena janë zbuluar nga ndarja e Tiranës me Tefik Osmanin. Veç arsyeve të mëparshme, së fundmi mes drejtuesve ka pasur një përplasje. Drejtori ka pasur debat me një lojtar, i cili është ndëshkuar për sjellje jo të rregullt nga drejtuesi. Ndëshkimi më pas u ka kaluar drejtuesve të lartë, por këta të fundit kanë anuluar dënimin. Në këto kushte, Osmani duke parë pafuqinë e tij të vendimmarrjes ka vendosur të largohet nga skuadra.

PËRBALLJA MES LLOJIT

Në mungesë të një miqësorejendaj Kastriotit, e cila u anuluanga ky i fundit, stafi teknik i ekipit të Vllaznisë kanë vendosur që ndeshjen ta zëvendësojë me një test kontrolli bren da familjes. Skuadra shkodrane në fakt nuk ka qenë eplotë në këtë përballje përshkak të mungesave në radhëte saj dhe si rrjedhojë ishteplotësuar me lojtarë nga ekipi U-21, por edhe ai U-19. Nëfund ekipi i parë ka arritur tëfitojë me rezultatin e thellë 6-1 ku me një tregolësh kaspikatur sulmuesi brazilianBruno Gomes.

Ai ka shënuarnjë tregolësh në këtë takimduke treguar edhe njëherëtjetër se po kap formën e tijpas dëmtimit që kaloi. Tre golat e tjerë për ekipin e parë janëshënuar nga Matias Lloci lojtariqë pritet të firmosë dhe të federohet për pjesën e dytë të sezonit. Po ashtu kanë shënuaredhe Kevin Dodaj dhe ArditKrymi. Ndërsa golin e vetëm përekipin e dytë e ka shënuar 18-vjeçari i ekipit të të rinjve Klajti Halili.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"