Vjen firma në kontratë, një nga talentet premtuese të Shqipërisë i bashkohet Bërnlit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 17:40

Vjen firma në kontratë, një nga talentet premtuese të Shqipërisë i bashkohet Bërnlit

Nis një aventurë e re për futbollistin e talentuar Renaldo Torraj. Mbrojtësi i djathtë shqiptar, pjesë e përfaqësueses U19 të Shqipërisë në edicionin e fundit, ka firmosur në klubin e Bërnlit, duke iu bashkuar ekipit U21 edhe pse në moshën 18-vjeccare.

torraj

Torraj, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Totenhemit, kishte dalë lojtar i lirë në verë dhe ishte në kërkim të një aventure të re. Klubi i Bërnlit e kishte marrë në provë gjatë muajit të fundit dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë bashkëpunim, me mbrojtësin i cili është prezantuar zyrtarisht sot.

“Jam krenar që firmos për një klub si Bërnli. Edhe pse kam kaluar një kohë të shkurtër këtu, shoh që është një vend i mirë që lojtarët të zhvillohen në fushën e lojës dhe jashtë saj. Shoh ekipin e U21 që ka shumë talente dhe pres me padurim që të bëhem pjesë e tij. Tani për mua bëhet fjalë vetëm të punoj shumë dhe të vazhdoj në rrugën e duhur. Klubi dhe njerëzit përreth meje, do të më ndihmojnë ta bëj një gjë të tillë”, theksoi Torraj pas prezantimit.

Torraj regjistron 7 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, nga 1 me përfaqësueset U16 dhe U17, si dhe 5 me U19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"