VIDEO/ Zhoze Murinjo valëvit flamurin në garën e MotoGP, Martin feston fitoren me “SIUUUUU”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 16:44

VIDEO/ Zhoze Murinjo valëvit flamurin në garën e MotoGP, Martin feston fitoren me “SIUUUUU”

Horge Martin me Dukati Pramac ka fituar sot Çimin e Madh të Portugalisë në MotoGP, duke triumfuar në pistën e Portimaos me Zhoze Murinjo të ftuar special.

MixCollage-24-Mar-2024-04-43-PM-6869

Piloti spanjoll zhvilloi një garë shumë të mirë teksa preu i vetëm finishin, duke shfrytëzuar edhe rrëzimin e Françesko Banjaja dhe Mark Markez, të cilët u përplasën pak xhiro para fundit, Edhe Maverik Vinales u rrëzua në xhiron e fundit, duke e mbyllur garën e sotme pa pikë. Kështu, Martin fitoi duke lënë pas Enea Bastianinin me Dukatin zyrtar, si dhe Pedro Akosta me motorin Ktm.

Në vijën e finishit, ishte pikërisht Zhoze Murinjo ai i cili valëviti flamurin bardhezi, teksa Martin përfitoi nga rasti dhe në motor festoi me “SIUUUUU” të famshme të Ronaldos.

Me këtë fitore, piloti spanjoll lmerr kryesimin e Botërorit me 60 pikë, i ndjekur nga Binder me 42 pikë dhe më pas Bastianini me 39 e Banjaja me 37.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"