VIDEO/ Zhgënjim për Briken Caljen në Europian, Erkand Qerimaj del i pesti në shkëputje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2023 | 18:55

VIDEO/ Zhgënjim për Briken Caljen në Europian, Erkand Qerimaj del i pesti në shkëputje

Briken Calja nuk ia ka dalë të sigurojë medalje dhe as pozicionim në renditje në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë, duke gabuar në stilin e shkëputjes që ka qenë zakonisht pika e fortë e tij.

briken calja

Peshëngritësi shqiptar kishte lënë pas dëmtimet dhe udhëtonte drejt këtij aktiviteti me dëshirën për të siguruar medalje të tjera dhe pikë të rëndësishme për pjesëmarrjen në Olimpiadën e vitit 2024 në Paris. Por gjërat në pedanë nuk kanë shkruar siç shpresonte ai.

Calja u ngjit në pedanë fillimisht duke vendosur peshën 151 kilogram, por dështoi që në provën e parë. Ai përsëriti të njëjtën peshë pak minuta më vonë, por nuk ia doli ta realizonte as atë provë.

Tentativa e tretë ishte me peshën 152 kilogram, duke tentuar që të hynte menjëherë në zonën e medaljeve. Por shtangisti shqiptar nuk arriti përsëri të mbante lart shtangën e kështu mbylli këtë disiplinë pa një pozicionim në renditje.

Calja më pas nuk mori pjesë në stilin e shtytjes, duke mos i dalë kështu të regjistronte pikë në këtë aktivitet.

Ndërkohë, Erkand Qerimaj mori pjesë në baterinë B po të peshës 73 kilogramë, duke regjistruar 150 kilogram në shkëputje  dhe 168 kilogramë në shtytje. Shkodrani, i cili e filloi nga Bateria B, me 150 kg në shkëputje u klasifikua në vend të pestë. Interesant është fakti se me të njëjtin rezultat, 150 kg, në Europianin 2022 që u mbajt në Tiranë, Qerimaj rrëmbente të artën.

bandicam 2023-04-18 19-32-58-910

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"