VIDEO/ Vjen goli i radhës i Seferit në Ukrainë, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 13:31

VIDEO/ Vjen goli i radhës i Seferit në Ukrainë, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit

Taulant Seferi po përjeton një sezon mjaft të mirë me fanellën e Vorskla Poltavës në Ukrainë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është ambientuar plotësisht me kampionatin dhe tashmë është kthyer në një nga bomberat më të mirë atje.

bandicam 2023-05-14 13-19-49-061

Sot, në transfertën ndaj Lviv, Seferi shënoi golin e tij të 12 personal në këtë kampionat, duke qenë tashmë në vendin e dytë në garën për “Këpucën e Artë”, pas Dobvik i cili ka 22 gola. Ai realizoi nëpërmjet një penalltie, duke mposhtur me lëvizjen e tij portierin kundërshtar.

Sezoni më i mirë i karrierës së Seferit ishte ai te Tirana, ku shënoi 19 gola dhe ndihmoi bardheblutë që të shpalleshin kampionë në Superiore. Shifra të cilat mund t’i përsëritë me këto ritme te Vorskla Poltava, edhe pse objektivi për të cilin ai lufton aktualisht në kampionatin ukrainas është të sigurojë praninë në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"