VIDEO/ Turneu i shahut kthehet në film horror, roboti i thyen gishtin fëmijës në një ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2022 | 22:04

VIDEO/ Turneu i shahut kthehet në film horror, roboti i thyen gishtin fëmijës në një ndeshje

Një ndeshje shahu me protagonist kryesor një robot, është kthyer në një skenë të denjë për filma horror në Moskë. Roboti në fjalë, ka reaguar ndaj një lëvizje të fëmijës, duke i thyer gishtin këtij të fundit,

rob

Pamjet filmike tregojnë se ndeshja mes robotit dhe një fëmije 9-vjeçar, ndër më të mirët në Rusi në këtë moshë, po shkonte krejt normalisht. Por një reagim shumë i shpejtë i fëmijës, ka sjellë edhe lëvizjen e papritur të robotit, i cili ka kapur gishtin e tij në tavolinë e shahut duke ia shtypur me forcë.

Personat e pranishëm ndihmuan fëmijën e vogël, derisa e liruan nga morsa e robotit, i cili nga organizatorët ishte vlerësuar si “absolutisht i sigurt”. Megjithatë, raportohet se fëmija i vogël kishte shkuar në spital dhe pasi kishte marrë ndihmën përkatëse mjekësore, ishte kthyer të nesërmen përsëri para tavolinës së shahut dhe kishte përfunduar pjesëmarrjen e tij në turne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"