VIDEO/ Triumf me përmbysje në finalen ndaj Nigerisë, “elefantët” e Bregut të Fildishtë bëjnë “ligjin” në Kupën e Kombeve të Afrikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 23:15

VIDEO/ Triumf me përmbysje në finalen ndaj Nigerisë, “elefantët” e Bregut të Fildishtë bëjnë “ligjin” në Kupën e Kombeve të Afrikës

Bregu i Fildishtë është shpallur kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të tretë në histori. “Elefantët” mposhtën me përmbysje 2-1 Nigerinë në finalen e zhvilluar në stadiumin “Alassane Ouattara të Abidjan. 

bregu i fildishte

Një sukses i merituar ky që u kurorëzuar me ngrintjen lart të trofeun, të cilin e kishin fituar më parë edhe në vitet 1992 dhe 2015, teksa ishte i pari në tokën vendase për Bregun e Fildishtit.  

Një finale emocionuese, e zhbllokuar në minutën e 38-të nga Trust- Ekong, por Bregu i Fildishtë gjeti forca për të përmbysur rezultatin. 

Frank Kesi barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për “Elefantët” e shënoi sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Haller, tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"