VIDEO/ Tjetër fitore në finalen e Perëndimit për Nagets, Jokiç me shokë ndalin sërish LeBron Xhejmsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 9:40

VIDEO/ Tjetër fitore në finalen e Perëndimit për Nagets, Jokiç me shokë ndalin sërish LeBron Xhejmsin

Denver Nagets ka marrë një tjetër fitore në finalen e Konferencës së Perëndimit në NBA, duke mundur me rezultatin 108-103 Los Anxhelos Lejkërs.

jokic

Në sfidën e dytë të zhvilluar në “Ball Arena”, ai që shkëlqeu ishte kanadezi i Nagets, Xhamal Mërrej me 37 pikë, 5 asiste dhe 10 topa në tabelë, ndërsa ylli i Nagets Nikola Jokiç shënoi 23 pikë, 12 asiste dhe 17 topa në tabelë.

I treti pas tyre ishte shënuesi më i mirë në historinë e NBA me 22 pikë, 10 asiste dhe 9 topa në tabelë, të cilat nuk mjaftuan t’i jepnin fitoren Lejkërsave.

Kështu Denver e çon serinë e finaleve në 2-0, ndërsa dy sfidat e tjera do të luhen në “Crypto.com Arena” në Los Anxhelos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"