VIDEO/ Tirana e kthen në stërvitje me Teutën, bardheblutë sigurojnë finalen e 27-të të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 23:40

VIDEO/ Tirana e kthen në stërvitje me Teutën, bardheblutë sigurojnë finalen e 27-të të Kupës

Tirana është kualifikuar për herë të 27 në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar Teutën në gjysmëfinalet e turneut.

teuta tirana

Fitorja 3-0 në sfidën e parë ia bëri më të thjeshtë skuadrës së Shehit kualifikimin pasi ajo administroi mirë rezultatin e për më tepër u tregua më thumbuese në pjesën e parë. Në të dytën, të dy skuadrat duket u pajtuan me fatin e sfidës dhe nisën të mendonin për kampionatin me zëvendësimet, duke zbehur vijimin e sfidës deri në vërshëllimën përfundimtare që dekretoi kalimin e bardhebluve në ndeshjen për trofeun.

TEUTA 0-0 TIRANA

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+1’ Berisha nga e majta tenton të gjejë portën me një gjuajtje me harkim, por sfera devijohet jashtë në këndore.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Gjumsi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj E. Vilës.

86’ Kallaku tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë.

82’ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

80’ Një kthim topi mbrapa vë në vështirësi Qirkon, por ai me këmbë ia del të largojë sferën para afrimit të Hasanit.

73’ Goxhaj merr vendin e Kotobellit në radhët e Teutës.

73’ Karton i verdhë për Gjinollarin.

71’ Hasani nga e djathta pason për Berishën i cili gjuan në qendër të zonës, por sfera fluturon mbi traversë.

69’ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana me Qefalinë e Deliun të cilët marrin vendin e Aleksit dhe Lushkjes.

61’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Beqja me kokë nuk ia del të gjuajë në portë e më pas Kotobelli gabon shënjestrën i vetëm në zonë.

60′ Gjuajtje nga jashtë zonës e Berishës, topi nuk gjen katërkëndorin.

59’ Martini aktivizon Grudën në vend të Lorenco Vilës.

58’ Gjumsi merr vendin e Haxhiut në radhët e Tiranës.

55’ Ritmi i ndeshjes është më i ulët se në pjesën e parë, me skuadra që nuk ia dalin të krijojnë raste të rrezikshme.

47’ Përsëri e rrezikshme Tirana me një gjuajtje të Haxhiut nga e majta që përfundon mbi traversë.

46’ Nis pjesa e dytë me zëvendësim të trefishtë te Teuta. Çyrbja, Jazxhi dhe Oshafi lënë fushën e lojës për Qaqin, Gjinollarin dhe Dacin.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Ritmi ka rënë ndjeshëm në këto minuta për shkak të ndalesave të shpeshta të lojës.

35’ Teuta mundohet të gjejë Oshafin me harkime në zonë, por sulmuesi mbulohet mirë nga mbrojtësit bardheblu e portieri Bekaj.

30’ Përsëri Qirko shpëton vendasit me një devijim ndaj gjuajtjes së Hasanit në hyrje të zonës.

28’ Berisha merr një pasim nga e djathta dhe gjuan duke kërkuar shtyllën e dytë, por gjen përgjigjen e Qirkos.

22’ Goditje dënimi ballore e Kallakut, topi përfundon në duart e Bekajt i cili pret në pozicion.

21’ Toshevski ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një sulm të shpejtë të L. VIlës.

18’ Top në thellësi për Hasnin i cili fiton duelin me Kotobellin. Ky i fundit e hedh në tokë sulmuesin dhe gjyqtari Cjapi jep goditje dënimi për bardheblutë e të verdhë për mbrojtësin e Teutës. Protestojnë të dy palët, me vendasit që kërkojnë pozicion jashtë loje, e bardheblutë një të kuq, Por Cjapi i qëndron vendimit të tij.

9’ Haxhiu merr topin nga e majta dhe tenton nga jashtë zonës të befasojë Qirkon, sfera kalon jo shumë larg katërkëndorit të durrsakëve.

6’ Mundësi e mirë për Tiranën me anë të një krosimi në zonë aty ku me kokë godet Aleksi por çon topin në duart e Qirkos.

4’ Hasani depërton në drejtim të zonës duke dribluar 2 futbollistë por topi i hiqet në goditje nga këndi.

2′ Goditje këndi për Teutën, por topi largohet nga zona pa rrezik

1’ Nis takimi Teuta – Tirana me vendasit që luajnë topin e parë.

FORMACIONET:

TEUTA: Qirko, Kuro, Kotobelli Jazxhi, Marku, Kallaku, Beqja, E.Vila, Çyrbja, Oshafi, L.Vila
Trajner: Edi Martini

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Lulaj, Najdovski, Pergjoni, Hila, Aleksi, Lushkja, , Haxhiu, Berisha, Hasani
Trajner: Orges Shehi

teutaaaaaaaaaaaa

PANORAMASPORTA.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"