VIDEO/ Fishekzjarre dhe “show” me blicat e celularëve! Pamje spektakolare nga “Air Albania” pas përfundimit të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 23:39

VIDEO/ Fishekzjarre dhe “show” me blicat e celularëve! Pamje spektakolare nga “Air Albania” pas përfundimit të ndeshjes

Shqipëria bëri historinë duke u renditur e para në Grupin E, e vlefshme për kampionatin Europian të futbollit që do të luhet në Gjermani në 2024.

Ashtu siç ishte paralajmëruar pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe një feste e madhe, e cila prodhoi atë entuziazmin e pritur.

2305634206681947860

Tifozët menjëherë pas përfundimit të sfidës, ndërkohë që dritat e stadiumit u fikën, ata ndezën celularët duke dhuruar një spektakël dhe një pamje fantastike.

Menjëherë janë hedhur edhe fishekzjarre! Më pas ndodhi edhe boshatisja graduale e stadiumit, për shkak edhe temperaturave të ulta.

fishekzjarre

Shqipëria barazoi me Ishujt Faroe në “Air Albania” duke grumbulluar në total 15 pikë.

VIDEO GJATË HEDHJES SË FISHEKZJARRËVE: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"