VIDEO/ Supergol dhe autogol, Kapllani bën gjithçka në 5 minuta dhe vendos duelin mes Erzenit dhe Teutës në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 23:49

VIDEO/ Supergol dhe autogol, Kapllani bën gjithçka në 5 minuta dhe vendos duelin mes Erzenit dhe Teutës në Kupë

Erzeni dhe Teuta janë ndarë në një barazim 1-1 në duelin e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. Ndeshja kishte protagonist kryesor sulmuesin Kapllani, i cili shënoi në të dy portat.

bandicam 2023-01-18 17-39-22-767

Ish-futbollist i skuadrës durrsake, i cili u afrua pak ditë më parë te shijakasit, i dha avantazhin fillimisht ekipit të tij me një supergol. Por pak minuta më vonë, një devijim i tij ishte ai që solli barazimin duke vulosur këtë ndeshje e lënë gjithçka të hapur për atë të kthimit.

ERZENI-TEUTA 1-1
81′ Kapllani / 85′ (ag) Kapllani

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 mes dy skuadrave.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Asani merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha e lojës me karton të kuq duk lënë Erzenin me 10 lojtarë.

88’ Beqja dhe Vila i lënë vendin në fushë Boçit dhe Halilajt.

85’ GOOOL TEUTA! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Beqja i cili gjuan, por devijimi i Kapllanit është ai që kthen topin në rrjetën e Hasanabelli.

81’ GOOOL ERZENI! Pas një harkimi na zonë, Nonato ul topin me gjoks te Kapllani i cili gjuan nga jashtë zonës dhe mposht Qirkon me një goditje spektakolare.

80’ Osmanllari i lë vendin në fushë Peposhit te Erzeni.

74’ Çyrbja dhe Hoxha hyjnë në fushë në vend të Oshafit dhe Qaqit në radhët e Teutës.

71’ Gjuajtje të njëpasnjëshme të Kadriut dhe Nonatos, Qirko përgjigjet i gatshëm.

70’ Ndëshkim i dyfishtë nga gjyqtari Xhaja i cili jep të verdhë për Kuron i cili shkaktoi faull ndaj Kapllanit dhe këtij të fundit për reagimin e tij.

64′ Beqja ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kapllanit.

61’ Nonato dhe Kadriu marrin vendin e Ademit dhe Troplinit në radhët e Erzenit.

80’ Një goditje dënimi harkohet nga e majta në zonën e Erzenit, Qaqi gjuan me kokë por nuk ia del të gjejë përsëri katërkëndorin.

59’ Gjinollari merr vendin e Çejkut në radhët e Teutës.

47’ Asani ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.

46’ Kahrimanoviç dhe Kapllani hidhen në fushën e lojës në radhët e Erzenit, në vend të Isterit dhe Mehmetit.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë në barazimin 0-0. 

45’ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e Erzenit pasi e tepron me protestat ndaj vijërojtësit.

44’ Mundësi e mirë për Erzenin me një sulm të shpejtë që nuk finalizohet me një gjuajtje drejt katërkëndorit.

42’ Jazxhi dhe Ademin ndëshkohen me kartonë të verdhë brenda pak sekondash për ndërhyrje të parregullta.

37’ Kontroll i shkëlqyer i Vilës në zonë, driblon dy lojtarë dhe portierin por pastaj del me topin jashtë vijës fundore pa gjuajtur në portë.

31’ Edhe Ademi tenton portën nga distanca në krahun tjetër, gjuajtja pritet pa probleme nga Qirko.

28’ Gjuajtje e fortë e Oshafit, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të portës së Erzenit.

15’ Harkim nga e djathta që kontrollohet me gjoks nga L. Vila, i cili më pas gjuan fluturimthi, por gjen përgjigjen e shkëlqyer të Hasanbelli i cili devijon topin jashtë katërkëndorit.

13’ Goditje dënimi nga e djathta e Karabecit i cili çon topin te Qaqi, por goditja e këtij të fundit nuk gjen portën e Hasanbelli.

8’ Marku humb topin në zonë dhe i jep mundësinë shijakasve të rrezikojnë por Qirko është i vëmendshëm dhe reagon në kohë.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Asani, Isteri, Osmanllari, Iljazi, Ademi, Enk, Alan, Mehmeti, Troplini
Trajner: Xh. Kapllani

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Qaqi, Kuro, Kotobelli, Marku, Beqja, Karabeci, L. Vila, Çejku, Oshafi.
Trajner: E. Martini

WhatsApp Image 2023-01-18 at 3.26.44 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"